Sapo të dalë dhëmbi i parë, fillon edhe larja e tij. Për fillim mjafton t’u pastrohen dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje me brushë të posaçme dhëmbësh – gjë që njëkohësisht është edhe masazh i mirë.
Pasta për dhëmbë të fëmijëve e cila përmban flor forcon zmaltin dhe pengon krijimin e kariesit.
Nëse fëmija nuk kundërshton, menjëherë mund të përdoret brusha e rëndomtë e dhëmbëve (më së voni pas daljes së dhëmbit të dytë).
Brusha më e mirë është ajo që ka kokë të vogël dhe është nga plastika shumë e butë.
Kur t’i dalin të gjithë dhembët e qumështit, më së miri është që t’u pastrohen me brushë me fije të gjata, me kokë të ngushtë dhe me dorezë pak më të trashë, që është e përshtatshme për përdorim – me të fëmija mund të fillojë të mësohet për t’i larë dhëmbët. /Telegrafi/