Telegrafi

Kur duhet shkuar te gjinekologu

"Disa veprime, para se të vizitoheni te gjinekologu mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultateve të testit Papa, por edhe të kontrollimeve të rëndomta" – tërheq vërejtjen dr. George Saway, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në San Francisko. Është mirë që kontrollimi mjekësor të bëhet disa ditë para ose dy javë pas mujoreve (menstruacioneve), nëse nuk ju ka këshilluar ndryshe mjeku juaj.

Nuk është e këshillueshme:

Shpëlarje intensive e pjesëve intime, sidomos dushi.
Pse: Në këtë mënyrë mund të shpëlahen edhe bakteret, të cilat mund të jenë tregues të infektimit ose të karcinomit, të cilat do të mund të zbulonte testi Papa.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Së paku 3 ditë para kontrollimit. Shumë gjinekologë kundërshtojnë larjen intensive të këtyre pjesëve te trupit, sepse kështu shpëlahen edhe bakteret e shëndosha “të dobishme”, ato që parandalojnë infeksionin.

Seksi pa përdorim të kondorit.
Pse? Sperma mund të turbullojë rezultatin e strishos.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Së paku një ditë para kontrollit.

Përdorimi i vaginaleteve, lubrifikanteve ose kremrave spermicide
Pse? Sepse mund të ndikojë në pasaktësinë e rezultatit të testit papa, por edhe te kontrollimet e rëndomta.
Sa duhet të jetë kohëzgjatja? Tri ditë para kontrollimit.