Site icon Telegrafi

Kur driblimi shkon huq, portieri i Ascolit shënon njërin nga autogolat më qesharak në histori të futbollit

Portieri i skuadrës italiane, Ascoli, Filippo Perucchini është bërë hit në mediat sociale pas autogolit të shënuar në Serie B.  

Zakonisht portierët njihen për sigurimin e portës së ekipit të tyre, duke mos lejuar kundërshtarët të shënojnë gola.

Megjithatë, kështu nuk ndodhi edhe me portierin italian të Ascolit, Filippo Perucchini.

Perucchini ka shënuar njërin nga autogolat më qesharak në histori të futbollit gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Ky autogol erdhi në ndeshjen e javës së 18-të në Serie B në mes të Palermos dhe Ascolit, të cilën e fituan vendasit me rezultat të thellë 3-0.

Reagimi i portierit pas autogolit

Portieri 27-vjeçar ka shënuar autogolin në minutën e 26-të të ndeshjes duke ia dhënë Palermos epërsinë 1-0.

Bashkëlojtarët duke e ngushëlluar portierin Perucchini

Ky autogol erdhi pas një topi të kthyer nga mbrojtësi i skuadrës së tij, ku pastaj Perucchini në tentim për të dribluar kundërshtarin, shënon në portën e tij.

Pas autogolin, portieri italian, i cili ka qenë edhe pjesë e Milanit, reagoi në mënyrë dëshpëruese, duke kapur kokën e tij dhe duke mos e pranuar assesi gabimin. /Telegrafi/

Exit mobile version