Telegrafi

Kur Donald Trump luante në filmin “I vetëm në shtëpi” (Video)

“I vetëm në shtëpi” është filmi, i cili pa dyshim ka bërë për vete shumë prej shikuesve në mbarë botën.

Pjesë e tij kanë qenë shumë aktorë të njohur, e ndër ta në një nga episodet i pranishëm ka qenë edhe vet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai kishte luajtur në filmin “I vetëm në shtëpi 2”, rolin e një kalimtari rasti në hollin e një hoteli.

Ai ndihmon Kevinin për orientim, ndërsa kjo është ndër herët e rralla kur Donald Trumpin mund ta shihni si aktor. /Telegrafi/