Barcelona fitoi ndaj Paris Saint Germainit në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me rezultat 6-1 dhe kështu u kualifikua në çerekfinale.
Kualifikimin në fazën tjetër e besuan pak njerëz, shumë pak.
Në mesin e tyre ishte trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili pas humbjes 4-0 në Paris kishte thënë:
“Nëse PSG shënoi katër gola, pse ne nuk mund të shënojmë gjashtë?”, dhe ashtu ndodhi.
Se sa e rëndësishme ishte për teknikun spanjoll kjo fitore, e tregon edhe festa e çmendur e tij pas golit në minutën e fundit nga Sergi Roberto. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheCataIanGiant/status/839635922287116288