Telegrafi

Kur dielli është i dëmshëm dhe i padëshirueshëm

Nëse, megjithatë, i nënshtroheni rrezeve të diellit, ndërmerrni të gjithë masat e kujdesit.

Në rastin e akneve ‘rosacee’, sëmundja inflamatore e cila kryesisht shfaqet te personat në moshën prej 40 deri 50 vjet, shërimi kryhet me antibiotikë në bazë të tetraciklinës.

Këta antibiotikë janë fotosenzibil, respektivisht, nëse rreziteni derisa e i merrni, në lëkurë mund të shfaqen njolla të errëta. Prandaj gjatë verës duheni të mbroheni me kremrat për rrezitje me mbrojtje komplete për të shmangur reaksionet e lëkurës.

Te kuperoza, nxehtësia e shkaktuar me rrezet infra të kuqe të diellit në mënyrë të shtuar mund të zgjerojë kapilarët dhe përkeqësojë gjendjen. Prandaj më së miri është të shmangni ekspozimin në diell, shpesh ta freskoni fytyrën me ujë të ftohtë. /Telegrafi/