Buzëkuqi i kuq klasik, është elegant dhe glamuroz në secilin rast, por edhe i domosdoshëm, sepse nuk sjell kurrfarë gabimesh.
Te buzëkuqi i kuq, efekti i dy toneve nuk është i preferuar, prandaj, gjatë zgjedhjes së lapsit për buzë ekzistojnë vetëm dy alternativa – zgjidhni atë që është identike me ngjyrën e buzëkuqit apo lapsin me ngjyrën natyrale të buzëve.
Kujdes me nuancat e errëta të ngjyrës së kuqe!
Gjatë ditës, kur drita është më e fortë, përcaktohuni për një të kuqe natyrale dhe më të ndritshme, ndërsa gjatë mbrëmjes, për nuanca më intensive që do t’ju theksojnë buzët. Buzëkuqi i kuq në mënyrë vizuale mund ta zvogëlojë gojën, prandaj nëse nuk keni buzë të fryra, shmangni nuancat e mbyllëta.
Me buzë të plota shkon edhe grimi i lehtë
Buzët me buzëkuq të kuq natyrisht se janë në rolin kryesor. Për ta shmangur luftën në fytyrë, sytë t’i grimoni në mënyrë shumë diskrete – mjafton vetëm pak maskarë dhe një hije bezhë. Nëse dëshironi që të keni një ton paksa më të ftohtë dhe dramatik, lyejeni me shkëlqyes rozë.
/Telegrafi/