UEFA e ka vendosur orarin e ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor, shkruajnë mediat turke.
Kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Antalias, respektivisht në “Antalya Stadyum”, duke filluar nga ora 21:00 me kohën lokale turke, respektivisht në orën 20:00 me kohën tonë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin e Rusisë, raporton Zëri.
Turqia, nga tri ndeshjet e para i ka barazuar dy dhe e ka pësuas një humbje, kurse Kosova i ka dy humbje e një barazim