Telegrafi

Kur dështon ‘photoshopi’, Vanity Fair e paraqet Oprah Winfreyn me tri duar, kurse Reese Witherspoonin me tri këmbë (Foto)

Getty Images

Oprah Winfrey pozoi me Reese Witherspoon dhe Tom Hanks për një botim special të revistës “Vanity Fair“.

Fotografia përfundoi duke u përfolur për të keq në media.

Faqja kryesore e revistës “Venity fair” shfaq Oprah pranë Reese dhe Tom, duke mbajtur duart pranë tyre.

Lexo po ashtu Seal: Winfrey deri dje puthej me Harvey Weinstein, sot po e akuzon për abuzim seksual

‘Photoshopi’ i përdorur në këtë fotografi nuk ka shpëtuar pa u vënë re, pasi Oprah shfaqet me tri duar, ndërsa Reese me tri këmbë.

Kjo u vërejt pasi u publikuan fotografitë nga prapaskenat e fotografimit kur u krahasuan me atë të kopertinës së vërtetë.

Në të njëjtën kohë, Oprah u përpoq të flasë për spekulime që të mund të kandidonte për zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke thënë se “nuk ka ende asgjë konkrete” që të jetë presidente e ShBA-së, si dhe që gjithashtu nuk është e interesuar për diçka të tillë. /Telegrafi/