Ndërsa gjithë Kosova prej ditësh është përfshirë nga një i ftohtë ekstrem i cili u shoqërua edhe me reshje bore, temperatura të ulëta dhe mot i keq është shënuar edhe në Itali.
Fotografitë që shoqërojnë shkrimin janë shkrepur në Torrebruna, një komunë me 859 banorë në provincën e Chieti në Itali, e cila ndodhet në 845 metra lartësi.
Për të dalë nga shtëpitë, përcjell noa.al, banorët janë të detyruar të gërmojnë borën, e cila ka shkuar rreth metra dhe u ka mbyllur derën.
“Për gjithë ata që po pyesin veten, fotografia është origjinale. Bora ka shkuar një metër e gjysmë. Situata është e rëndë në zonën tonë”, shpjegoi autorja e fotos, Alessia D’Ortona, për sajtin Abruzzolive.it.