Telegrafi

Kur Dedë Jakova dhe Gegë Marubi zbaviteshin me borën

“Ishte një ditë e ftohtë, si kjo e sotmja, kur fotografët Dedë Jakova (i katërti nga e majta) e Gegë Marubi (djathtas me aparat fotografik) me miqtë e tyre, zbaviteshin me borën e rënë në Kalanë e Shkodrës”.

Kështu shkruhet në foton ku një grup djelmoshash të rinj nga Shkodra, nën shoqërinë e vajzave, i gëzohen borës që ka mbuluar qytetin në Kalanë e Shkodrës . Mes tyre janë Gegë Marubi dhe Dedë Jakova. Fotoja i përket vitit 1938.

Gegë dhe Deda janë të njohur për miqësinë që kishin me njëri-tjetrin. I biri i Kel Marubit, Gega, ishte i fundit fotograf nga dinastia Marubi. Ai lindi në Shkodër në vitin 1907 dhe studio më 1920-tën në Shkollën e Vëllezërve Lumiere.