Site icon Telegrafi

Kur dashuria ndaj Maradones kalon çdo kufij, punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Diego Armando Maradona ka qenë njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit.

Legjenda argjentinase ka ndërruar jetë pas një ataki kardiak në moshën 60-vjeçare të mërkurën e 25 nëntorit.

Tifozë nga e mbarë bota janë tronditur me lajmin për vdekjen e Maradonës, teksa në Argjentinë shteti ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Maradona ishte njëri nga futbollistët më të dashur në botë dhe një hero kombëtar për argjentinasit.

Por dashuria ndaj tij ka kaluar çdo kufij nga punonjësi i funeralit, Diego Molina me dy koleg të tij.

Këta tre persona kanë shkuar aq larg sa kanë hapur arkivolin e legjendës argjentinase duke bërë foto me të.

Fotot e bëra nga Diego Molina dhe dy kolegët e tij janë shpërndarë në rrjete sociale.

Por veprimi i punonjësve të funeralit është kritikuar pafundësisht nga mediat argjentinase dhe tifozët nga e mbarë bota që kanë shpërndarjen e fotove.

Sigurisht që këta tre persona mund ta humbasin punën dhe të dënohen nga shteti argjentinas për këto foto. /Telegrafi/

Exit mobile version