Një studim i fundit ka zbuluar se kur partneri ia mban dorën femrës e cila ka dhimbje, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës së tyre sinkronizohen, ndërkaq dhimbja lehtësohet.
Aq më i mëshirshëm që është partneri dhe aq më i fortë efekti analgjezik, aq më i lartë është sinkronizimi mes atyre dyve kur preken.
Studimi me 22 çifte është prej hulumtimeve të fundit që merren me sinkronizimin ndërpersonal – fenomen ku individët fillojnë ta “kopjojnë” fiziologjinë e njeriut me të cilin janë.
Studimet e fundit po ashtu kanë zbuluar se kur njerëzit e shikojnë një film emocional ose këndojnë së bashku, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja iu sinkronizohen.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Scientific Reports”. /Telegrafi/