Telegrafi

Kur dashi ‘bëhet nervoz me kovën dhe është i vendosur ta shpartallojë atë’

Një dash është filmuar në mënyrë të përsëritur duke u përplasur me një kovë në një fermë në New South Wales, Australi.

Pamjet qesharake, të ngarkuara në rrjetet sociale, fillojnë me dashin që “sulmon” kovën e zezë në një fushë nga një distancë e afërt, përcjell Telegrafi.

Ai tërhiqet për pak kohë prapa, dhe pastaj vrapon me forcë në drejtim të objektit për herë të dytë.

Pamjet janë marrë nga Jobe Goman, një fermer me qendër në Manilla, në NSW rajonale.

Ndërsa video vazhdon, dashi mund të shihet edhe herë të tjera duke përplasur kokën me forcë për kovë.

Gorman mund të dëgjohet duke qeshur në sfond pasi shikon skenën – por dashi “i zemëruar” nuk kishte përfunduar ende.

Dashi është i njohur si kafshë me natyrë agresive. Ata madje shpesh tregojnë “statusin e tyre mashkull, duke përplasur kokën në kafshë të tjera”. /Telegrafi/