Telegrafi

Kur buzët vuajnë

Në këto raste, është më e preferueshme që të shëroni më parë buzësh dhe më pas të merreni me lyerjen e tyre me të kuq. Për këtë ju zbulojmë një sekret të vogël: para se të vendosni të kuqin e buzëve, vendosni në to vazelinë dhe i fërkoni buzët me një furçë dhëmbësh. Keni realizuar kështu, "peeling"-un më të mirë të buzëve.

Për të patur buzë të mëndafshta:
* Kryesorja është që të mos i lini buzët kurrë pa ndonjë krem mbrojtës. Vendosni një të tillë edhe përpara makijazhit. Kështu, ky i fundit do të shtrohet më mirë.
* Përpiquni të mos i lagni buzët vazhdimisht me gjuhë pasi kështu do të theksoni problemin e thatësisë në vend që ta korrigjoni.
* Mos i kafshoni dhe tërhiqni copat e lëkurës, akoma edhe në rast se ju bezdisin. /Telegrafi/