Site icon Telegrafi

Kur bukuria vlerësohej në bazë të dukjes natyrale: Fotografi që tregojnë femrat më të bukura para 100 viteve

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Të gjithë janë të njohur me thënien se bukuria është subjektive, ndërsa në ditët e sotme është akoma më vështirë që të njihet bukuria e vërtetë për shkak të intervenimeve të mëdha estetike, të cilave iu nënshtrohen femra.

Në të kaluarën ka qenë ndryshe, pasi kanë munguar gjërat e tilla dhe bukuria femërore është vlerësuar në bazë të dukjes natyrale.

Dëshmi për bukurinë femërore janë fotografitë e mëposhtme që vijnë nga shekulli i kaluar, ndërsa vlerësimi i tyre bazohet në qëndrimin, sharmin, natyrën dhe mënyrën e pozimit.

1. Ione Bright

Ka qenë aktore e Broadwayt, karriera e të cilës nuk ishte aq e njohur sa bukuria e saj

2. Lina Cavalieri

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Këngëtarja e famshme italiane e operës ka qenë njëra prej atyre, portreti i të cilës ka mundur të shihej kudo.

3. Cleo de Merode

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Këngëtarja franceze, e ka fituar titullin e mbretëreshës së bukurisë në garën e parë për femrat më ëtë bukura të revistës Illustration në vitin 1896.

 4. Maude Adams

(Foto: Portland Centre Stage)

Aktorja amerikane u bë e famshme gjatë interpretimit në Brodëay në shfaqjen për Peter Pan.

5. Caroline Otero

(Foto: Instagram/womenfromhistory)

E njohur me nofkën “La Belle”, ajo ka qenë këngëtare dhe valltare franceze.

6. Maude Fealy

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Aktore e njohur amerikane e filmave pa zë.

7. Rita Martin

Veprimtare për të drejtat e femrave dhe fotografe, e cila e ka merituar që të fotografohet edhe vet.

8. Dukesha Olga

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Vajza e madhe e mbretit rus, Nikolai II, familja e të cilës u vra nga ana e bolshevikëve.

9. Lily Elsie

(Foto: Pinterest)

Aktore dhe këngëtare britanike nga koha eduardiane, e njohur si periudha e fundit e elegancës.

10. Filipinase nga populli Luzon

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Portret i bukurisë natyrore të një femre filipinase që lë pa fjalë.

11. Jean Aylwin

Komike dhe aktore e popullarizuar e epokës eduardiane.

12. Valli Knust

Yll i mjuzikleve dhe filmave pa zë nga familjet e vjetra britanike.

13. Doris Stocker

(Foto: AKG-IMAGES/EAST NEWS)

Britanike e lindur në Indi, u bë e famshme si aktore dhe këngëtare.

14. Esmeralda

(Foto: Reddit)

‘Cigane me mandolinë’ – është titulli i kësaj fotografie që tregon një vajzë anonime.

/Telegrafi/

Exit mobile version