Site icon Telegrafi

Kur buka fitohet në gojën e krokodilit

Shumë lehtë puna e këtij personi do të mund të quhej edhe puna më e rrezikshme në botë – pasi që ai çdo ditë e ka jetën e rrezikuar – duke e futur kokën e tij në mes të nofullave të fuqishme të krokodilit.

Puna e tij është t’i argëtojë vizitorët e një kopshti zoologjik në Bangkok, dhe ai këtë e bën që nga viti 1985, kur edhe është hapur ky kopsht.

Me një shkop të bambusë ai ngacmon krokodilin, i cili hap nofullat e tij, ndërsa ky person e fut kokën brenda tyre, ose edhe dorën e tij – derisa vizitorët kanë mundësi të fotografojnë këtë spektakël. /Telegrafi/
 

Exit mobile version