Telegrafi

Kur i bleu biletat me bitcoin tetë vjet më parë, tifozit iu duk se i mori falas – por tash e ka kuptuar “gabimin që ka bërë”

Në vitin 2013, Alex Taub pranoi të blinte dy bileta të ditës së Krishtlindjes për një lojë të New York Knicks nga një mik.

Në atë kohë, biletat u shitën për 550 dollarë për vendet e rreshtit të tretë – si një ujdi.

Por blerja nuk ishte e zakonshme. Taub zgjodhi të paguante në bitcoin, siç raportohet nga CNBC, përcjell Telegrafi.

Kur Taub bleu biletat e tij tetë vjet më parë me 0.7688 bitcoin, një token u vlerësua në rreth 730 dollarë.

Por në kohën e shkrimit, një bitcoin vlen 33,730 dollarë, duke e bërë që vlera e atyre biletave të arrijë brenda intervalit në 30,000 dollarë.

Taub, drejtor i Upstream, i tha CNBC se në atë kohë, blerja e biletave të çmuara të Ditës së Krishtlindjes pa harxhuar para, i dha atij ndjesinë se po hynte falas në Madison Square Garden.

Megjithatë, vite më vonë, ai me gjasë është penduar nga realizimi i marrëveshjes që bëri me mikun e tij.

Dhe kur u pyet nëse ai do të paguajë ndonjëherë me kriptovaluta përsëri, ai tha se “nuk do të ndodhë më”. /Telegrafi/