Në vitin 2013, Alex Taub pranoi të blinte dy bileta të ditës së Krishtlindjes për një lojë të New York Knicks nga një mik.
Në atë kohë, biletat u shitën për 550 dollarë për vendet e rreshtit të tretë – si një ujdi.
Por blerja nuk ishte e zakonshme. Taub zgjodhi të paguante në bitcoin, siç raportohet nga CNBC, përcjell Telegrafi.
Kur Taub bleu biletat e tij tetë vjet më parë me 0.7688 bitcoin, një token u vlerësua në rreth 730 dollarë.
Por në kohën e shkrimit, një bitcoin vlen 33,730 dollarë, duke e bërë që vlera e atyre biletave të arrijë brenda intervalit në 30,000 dollarë.
Taub, drejtor i Upstream, i tha CNBC se në atë kohë, blerja e biletave të çmuara të Ditës së Krishtlindjes pa harxhuar para, i dha atij ndjesinë se po hynte falas në Madison Square Garden.
Megjithatë, vite më vonë, ai me gjasë është penduar nga realizimi i marrëveshjes që bëri me mikun e tij.
Dhe kur u pyet nëse ai do të paguajë ndonjëherë me kriptovaluta përsëri, ai tha se “nuk do të ndodhë më”. /Telegrafi/