Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi tashmë kanë konfirmuar se janë në lidhje edhe përmes imazheve.
Dyshja e aktorëve madje kanë shkëmbyer puthje në një emision televiziv duke dëshmuar se janë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.
Çifti së fundi po qëndron në kryeqytetin e Bosnje Heregovinës, ku po marrin pjesë në Sarajevo Film Festival.
Por, para se të jepet premiera e filmit ku luajnë së bashku, aktorit i është dashur ta pres të dashurën në hollin e teatros dhe kjo ka bërë që të ironizon ai.
“Po t’pres poshtë, për sa bëhesh gati fisnike? Për 3 minuta max zemër! Foto: mas 59 minutave!”, ka shkruar ndër të tjerash Krapi në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se dyshja janë njoftuar për herë të parë gjatë paraqitjes në serialin e njohur shqiptar, “O Sa Mirë”, ku duket se ka filluar edhe romanca e tyre.
Ndryshe, Kosova po prezantohet në festivalin boshnjak të filmik me filmin “Dere e hapur”, regjisorë e së cilës ishin Florenc Papas dhe producentin Eno Milkani. /Telegrafi/