Telegrafi

Kur bëhet problematike rënia e flokëve?

Rënia e flokëve mund të jetë e përkohshme dhe mund të trajtohet nga mjeku dermatolog, ose e përhershme që do të trajtohej vetëm me ndihmën e kirurgut plastik e kryerjen e transplantit.

Në rritjen e flokut ndikon trashëgimia si dhe influenca e faktorëve patologjikë të jashtëm e të brendshëm si faktorë dëmtues të flokëve si bojëra e kimikate të ndryshme stresi, ndotja ambientale, sëmundje të ndryshme në organizëm, marrja e medikamenteve të ndryshme etj.

Te personat normal, rënia dhe rritja e flokëve ndodh në mënyrë të vazhdueshme. Rënia normale e flokëve konsiderohet humbja e 70-100 fijeve në ditë, pra mbi këtë numër të flokëve rënia konsiderohet si sëmundje patologjike. /Telegrafi/