Jemi mësuar t’i dëgjojmë vetëm prapa mikrofonave të radios dhe pamjeve televizive.
Por, kësaj radhe po ju prezantojmë tetë çikat e radios numër një të Kosovës – Dukagjinit.
Bëhet fjalë për Nita Briskun, Edita Dolin-Muhaxherin, Donika Hysenin, Liridona Lluka-Gashin, Erza Brahushin, Xheneta Asllanin, Drilona Shalën dhe Zana Aqifin.
Këto bukuroshe shihen të hareshme në një fotografi të publikuar në rrjete sociale teksa kishin vendosur të shkonin të shikojnë film dhe të kenë një darkë të përbashkët, transmeton Telegrafi.
Edita tashmë katër vjet udhëheq me sukses emisionin ‘Radar’ ndërsa Donikën mund ta dëgjoni çdo të hënë në ‘Fuqia e Dashurisë’ si dhe në emisionin përmbledhës të ‘Zyra e Ankesave’, e cila u bën zgjidhje shumë qytetarëve anembanë Kosovës.
Nita mund ta shohim me intervista ekskluzive në emisionin ‘Reload’, ndërsa mund ta dëgjojnë edhe në emisionin ‘Radio Hit’ si dhe ‘Ndërrimi i Natës’.
Gjersa Edona, Xheneta dhe Drilon janë gazetare të suksesshme të fushave të ndryshme edhe në televizionin Dukagjini.
E përkrah tyre është edhe Zana Aqifi, e cila është përkujdeset për marketingun e RTV Dukagjinit.
Natyrisht, këto nuk janë gazetaret dhe gazetarët e vetëm të këtij mediumi, pasi një stafi i madh qëndron pas tij, i cili mundohet t’iu sjell informacionet në kohë reale dhe të sakta. /Telegrafi/