Site icon Telegrafi

Kur bashkëshortja e Lutfi Hazirit këndonte në Festivalin e këngës në RTSH (Foto/Video)

Ata janë një nga çift mjaft i njohur për publikun.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, është një nga emrat më të njohur të politikës, por që rëndom disa herë është bërë pjesë e medieve rozë.

Disa herë në media është komentuar vajza e tij tërheqëse Kënga e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa për të gjithë ata që nuk e dinë, emri i saj lidhet me profesionin e nënës së saj Myrvetes.

Myrvete Bajrami e njohur si Mikja, njëherit ish-gruaja e të parit të Gjilanit është marrë me muzikë qysh në 94-tën, ku mund të kujtojmë paraqitjen e saj në Festivalin e 33-të të RTSH-së me këngën “Natë e vonë”.

Ndërkohë ajo ka të nxjerra edhe disa këngë të tjera në treg, ku nga më të suksesshme mund të cilësohet kënga e saj “Nisem”. /Telegrafi/

Çifti Lutfi Haziri dhe Myrvete Bajrami

 

https://www.youtube.com/watch?v=EYXNZZrrXew

Exit mobile version