Telegrafi

Kur Barcelona anuloi transferimin e lojtarit që ishte nisur për në Spanjë – ky ishte reagimi i lojtarit

Cedric Bakambu i është përgjigjur Barcelonës për transferimin që i ndaloi vite më parë – derisa ai ishte nisur për në Spanjë.

Raportohej se skuadra katalunase kishte arritur marrëveshje me klubin kinez Beijing Gouan për huazimin e lojtarit në fillim të këtij edicioni.

Kongolezit i duhej që të shkonte në aeroportin e Koresë së Jugut për të fluturuar për në Spanjë, mirëpo gjersa ishte në Hong Kong, drejtori sportiv i Blaugranasve, Eric Abidal e kishte telefonuar atë.

Francezi i kishte shpjeguar Bakambus se marrëveshja ishte anuluar dhe lojtari kishte përdorur Twitterin e tij që të bënte shaka.

“Transfermarkt, ndryshoje historinë time “gati te Barcelona” të lutem. Pa marrë parasysh, çfarë ndodh, ne i besojmë procesit. Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi herën tjetër Antoine Griezmann”, kishte shkruar ai.

Transfermarkt më pas i kishte kthyer atij përgjigje duke i thënë se ajo gjë kishte përfunduar dhe e kishin përmirësuar. /Telegrafi/