Shumë gra pyesin se çfarë bëjnë burrat e tyre kur janë në shtëpi vetëm me fëmijë? “Misteri është zgjedhur”, kurse videoja gazmore e publikuar më poshtë tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë që t’ua plotësojnë dëshirën fëmijëve të tyre.
Ata madje në disa situata kanë rrezikuar jetën e tyre, vetëm dhe vetëm që t’ua kthejnë buzëqeshjen në fytyrë më të dashurve të tyre, transmeton Telegrafi.
Duke tentuar të imitojnë lojërat dhe lëvizjet e fëmijëve të tyre, ata janë lënduar keq me biçikleta, e gjëra tjera që janë filmuar në videon e publikuar.
Deri më tani kjo video ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, ku shumë persona i kanë duartrokitur këta prindër, që ishin në gjendje të bëjnë gjithçka që t’ua plotësojnë dëshirat fëmijëve. /Telegrafi/