Deontay Wilder ka ndërruar ringun e boksit me studion muzikore teksa ka publikuar këngën e tij të parë zyrtare.
Ish-kampioni i peshave të rënda WBC mori pak kohë të lirë nga boksi, pas humbjes së tij me nokaut nga Tyson Fury në tetor të vitit 2021.
Amerikani u fut në botën e muzikës dhe punoi me të vëllanë, Marsellos Wilder dhe të fejuarën e tij, Telli Swift.
Kënga debutuese e Wilder “Everytime” u zbulua në verë, por ai tani ka publikuar videoklipin e plotë.
“Bronze Bomber” ndau një pamje të klipit me 2.7 milionë ndjekësit e tij në Instagram të dielën.
Në mbishkrim shkruhej: “Këtu është një pjesë e videoklipit tim zyrtar për këngën time të re. Everytime ft. Marsellos Wilder”.
E dashura e Wilder, Swift, shfaqet gjatë gjithë videos me çiftin duke ndarë momente intime.
Boksieri, i cili u kthye në ring pasi doli me këngën e tij fundjavën e kaluar dhe fitoi me një nokaut shkatërrues ndaj Robert Helenius, shfaqet ‘topless’ së bashku me Swift të veshur me të brendshme të zeza në një moment. /Telegrafi/