Telegrafi

Kur Anita bëhet “shofere” e Ramushit (Foto)

Çifti kryeministror jo pak herë kanë qenë temë e mediave rozë.

Ata gëzojnë një jetë të lumtur familjare dhe shumë të qetë jashtë politikës dhe medieve.

Lexo po ashtu Anita: Nëna më bërtiste në fillim për lidhjen me Ramushin, e zgjodha sepse më dashuronte shumë (Video)

Bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë interesante në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Ramushin në veturën e tyre, teksa ajo ka qenë shoferja.

Gjatë vozitjes komode, Anita nuk ka nguruar të shkrepë këtë ‘selfie’, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Kryeministri me shoferin më të mirë prej krejtve”.

Mesa duket, Ramushi ka pasur një transport të veçantë sot për në shtëpinë e tij. /Telegrafi/