Çifti kryeministror jo pak herë kanë qenë temë e mediave rozë.
Ata gëzojnë një jetë të lumtur familjare dhe shumë të qetë jashtë politikës dhe medieve.
Bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë interesante në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Ramushin në veturën e tyre, teksa ajo ka qenë shoferja.
Gjatë vozitjes komode, Anita nuk ka nguruar të shkrepë këtë ‘selfie’, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Kryeministri me shoferin më të mirë prej krejtve”.
Mesa duket, Ramushi ka pasur një transport të veçantë sot për në shtëpinë e tij. /Telegrafi/