Telegrafi

Kur Ambasadori Vitaly Churkin përballej me gratë e Krushës së Vogël (Video)

Ambasadori rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitaly Ivanovich Churkin, i cili ka ndërruar jetë sot në Nju-Jork, kishte vizituar Kosovën, pak muaj para shpalljes së pavarësisë.

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë Churkinin, kanë vizituar Kosovën në prill të vitit 2007, për të mbledhur informacione para një votimi të rëndësishëm në OKB për të ardhmen e vendit dhe për vendosmërinë e Kosovës për të shpallur pavarësinë nga Serbia, transmeton Gazeta Express.

Pesëmbëdhjetë diplomatë janë takuar me udhëheqës shqiptarë e serbë, dhe kanë vizituar disa qytete e fshatra në Kosovë.

Ata kanë biseduar me njerëzit e prekur nga lufta e viteve 1998-99 që i ka marrë jetën mijëra njerëzve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.