Të gjithë ata që për herë të parë mbajnë në duar armë zjarri duhet të jenë të kujdesshëm, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të gjuajnë me ato pa prezencën e ndonjë instruktori apo eksperti të armëve se mund ta pësojnë keq.
Këtë fakt e dëshmon videoja e postuar më poshtë, ku shihen qytetarë nga e mbarë bota duke tentuar të gjuajnë me armë të ndryshme në poligon, duke harruar që fillimisht duhet të konsultohen me instruktorët, transmeton Telegrafi.
Në disa raste ata madje rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve që gjendeshin përreth, pasi nga paaftësia për ta mbajtur mirë armën në dorë gjuajnë në anë tjera. Por disa janë treguar aq amator, sa që në u rrëshqet pushka nga dora.
Që nga publikimi i kësaj videoje në internet, ajo është shikuar nga mijëra njerëz dhe po bën xhiron e botës. /Telegrafi/