Site icon Telegrafi

Kur akulli futet edhe nëpërmjet prizave – pamje që tregojnë pasojat e të ftohtit ekstrem në Amerikë (Foto)

Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani 12 jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.

Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti.

Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve. Diku tjetër ka thyer xhamat e dritareve.

Thuhet se ky mot ekstrem ndodh një herë në një brez, dhe shumica e atyre që po e përjetojnë sot nuk mbajnë mend një të ftohtë të tillë. Situata pritet të vazhdojë për disa ditë. /tch/

Exit mobile version