Ndonjëherë, në një lidhje të gjatë ose edhe të shkurtër, ndodh që njëri prej partnerëve nuk ndjen më flutura në stomak për gjysmën e tij më të mirë
Në fillim të lidhjes fluturat në stomak janë të natyrshme, por mos prisni t’i keni gjithmonë ato. Me kalimin e kohës lidhja juaj stabilizohet, por kjo nuk do të thotë që të mos ketë pasion mes jush.
Thjesht ju ndiheni më të sigurt me njëri-tjetrin. Mirëpo, çfarë ndodh kur në një moment sigurie partneri ju thotë se është ftohur marrëdhënia juaj, ose të paktën ai ju ndjen më larg.
Si duhet të reagoni në këtë moment?
Mungoni të kuptoni arsyen pse
Mos e merrni menjëherë si ndarje. Mundohuni të gjeni arsyen pse ai ndihet kështu. Mbase edhe ju për shkak të punës, e keni neglizhuar pa kuptuar. Flisni me të, nëse mund ta shpëtoni këtë lidhje.
Nëse nuk ka arsye tjetër, kërkojini një mundësi të dytë
Nëse në mes të kësaj historie nuk ka një arsye tjetër që fshihet, kërkojini një mundësi të dytë dhe jepni maksimumin që gjërat të kthehen si më parë.
Bëni diçka ndryshe
Një udhëtim, një dalje nga monotonia mund ta shpëtojë lidhjen tuaj. Pra, kërkojini të shkoni në një vend vetëm ju të dy, mbase si një muaj mjalti për t’i “ngrohur” sërish gjërat mes jush. /Telegrafi/