Site icon Telegrafi

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” – Arteta tregon se kush do të jetë kapiten i ardhshëm i Arsenalit

Martin Odegard ka mbushur tre vite që është pjesë e Arsenalit dhe tani dy sezone ai po mbanë edhe shiritin e kapitenit.

Megjithatë në Londër janë të sigurt se në të ardhmen kapiten i klubit do të jetë mesfushori anglez Declan Rice.

Për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që ka thënë se Rice ka cilësi dhe personalitet për të qenë kapiten i Topçinjve në të ardhmen.

“Po, Rice ka çdo aftësi. Natyrisht që ai ka qenë kapiten në nivelin e të rinjve, ai ka qenë kapiten për West Ham dhe është ai që ndonjëherë nuk ka nevojë të ketë shiritin në krah”.

“Kur ai flet, njerëzit dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje  dhe ai ka aftësinë e natyrshme për ta bërë këtë. Ai është një person shumë i pjekur dhe i sigurt, veçanërisht për moshën e tij”, tha Arteta.

“Por ai ka bërë shumë edhe në lojë. Ai e ka bërë këtë përmes një akademie dhe një arsimi që për mendimin tim është një nga më të mirët në vend”.

“Ai ka një mjedis dhe një familje që është shumë mbështetëse, por edhe shumë kërkuese prej tij dhe ai e ka trajtuar atë në një mënyrë të shkëlqyer.

Lexo po ashtu Declan Rice preferonte transferimin te rivali i Arsenalit, siç zbulohet nga një mesazh privat

“Ne prisnim më të mirën padyshim sepse paguam shumë para dhe e njihnim lojtarin. Diçka tjetër është mënyra se si ai është përshtatur dhe sa i dashur dhe i respektuar është tashmë në klub, në ekip”, tha Arteta.

Që prej transferimit nga West Ham për 105 milionë funte në verë, Rice ka qenë një lider në mesfushën e Arsenalit dhe ai është shndërruar në një idhull të ri të tifozëve londinez. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version