Ishte viti 2011, kur bukuroshja Agnesa Vuthaj, një ndër ikonat e bukurisë kosovare u paraqit në spektaklin e njohur të vallëzimit të yjeve “Dancing with the Stars Albania 2”.
Bashkë me partnerin e saj italian Simone Pigliacelli, Agnesa sillte nga java në javë vallëzime nga më të ndryshmet, të cilat tërhiqnin vëmendjen e jurisë dhe të publikut.
Në natën e gjashtë të spektaklit, ata sollën vallëzimin e tyre më të bukur, një ‘tango’ pasionante e kërcyer nën tingujt e këngës “Parachute” të këngëtare Cheryl Cole.
Çifti u pëlqyn shumë për këtë kërcim duke rrëmbyer duartrokitjet më të zjarrta të publikut, ndërkohë e njëjta gjë ndodhi edhe me pikët e jurisë.
Agnesa dhe Simone u vlerësuan nga juria me 30 pikë, aq sa ishte edhe maksimumi që mund të merrnin nga ky spektakël, gjë e cila rrallë ka ndodhur në spektaklet e vallëzimit në Shqipëri.
Ndërkohë gara e tyre vazhdoi me javë të tëra suke sjellë kërcime nga më të ndryshmet si: Cha Cha Cha, Samba, Pasodoble, Rock and Roll etj, në të cilat vlerësoheshin kryesisht mirë.
Dyshja, e cila në atë kohë ishin më të preferuarit e publikut ngase përfliteshin se edhe mund të ishin çift, u eliminuan në fazën gjysmëfinale të spektaklit, duke u renditur kështu në vendin e katërt.
Sido që të jetë, ‘tango-ja’ që Agnesa dhe Simone dhuruan në këtë spektakël, do të mbetet padiskutim një ndër ‘tangot’ më të mira shqiptare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UCMWO0wRi8M