Këngëtarja Adelina Berisha di gjithnjë të befasojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotografitë e bukura dhe kreative që poston.
Ajo së fundmi, është shfaqur plot stil në fotografinë e radhës, teksa në sy binte edhe përshtatja e saj me natyrën.
Këngëtarja ishte veshur me një palë pantallona blu dhe një xhup me ngjyra, gjersa në pozën e marrë vërehej mjaft mirë entuziasmi i saj për të shijuar gjethet e rëna, që ofron stina e vjeshtës
Përndryshe, këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, punimet e të cilit është duke i zhvilluar te producenti Mixey. /Telegrafi/