Telegrafi

Kuqi shënon, Swansea në play-off

Ashley Williams ishte ai që i dha epërsinë ekipit vendas pas 23 minutash lojë, pesë minuta para se sulmuesi vushtrrias ta dyfishojë atë.

Mysafirët u rikthyer në ndeshje kur Darren Moore ngushtoi disavantazhin në pjesë të parë (35’), por Darren Pratley shënoi një gol tjetër për Swansea në pjesën e dytë për të vulosur edhe fitoren (72’).

Swansea mban pozitën e gjashtë në ligën e dytë angleze me 68 pikë dhe tashmë e ka siguruar vendin në play-off pasi njëri nga ekipet që rrezikonte të depërtojë në top 7-shin e play-offit, Middlesbrough, u mposht sot nga West Brom. /Telegrafi/