Por, për të tjerët, megjithatë, përfaqëson me shumë se kaq, shkruan sot Koha Ditore.
Kur Shefki Kuqi ishte fëmijë, luajtja e futbollit ka pasur domethënien e largimit në një ambient të panjohur. Një rrugë kjo që i ka mundësuar atij të tejkaloj vështirësitë dhe panjohuritë pothuajse tre mijë kilometra larg shtëpisë.
Me vetëm 12 vjet, reprezentuesi i Finlandës dhe futbollisti me karrierë të madhe në Angli, ka ikur nga lufta në Jugosllavi për në Skandinavi për shkak të eskalimit të situatës në Kosovë, ku edhe është i lindur.
"Në atë kohë, nuk mendon për politikën apo se çka mund të ndodhë larg shtëpisë", shpjegon Kuqi. "Reagimi i parë është: Ku po shkojmë? A do t’i shoh shokët dhe të afërmit? Po shkojmë në një vend ku nuk e njeh askënd. Ky edhe ishte momenti më i vështirë në jetën time".