Site icon Telegrafi

Kuqi i pakënaqur me formën e tij

Sulmuesi kosovar luajti 55 minuta për rezervat në disfatën nga Manchester United dhe ende nuk po arrin të depërtojë në ekipin parë, pas transferimit si lojtar i lirë muajin e kaluar.

“Jam ca i zhgënjyer me veten sot, duhet ta pranoj. Për disa arsye nuk jam ndjerë aq në formë sa kam dashur, por megjithatë ishte një gjë e mirë të fitoj më shumë minuta. Kjo është, po përgatitem dhe po punoj fuqishëm, por për disa arsye nuk i kam arritur standardet që ia kam vënë synim vetes”.

“Por ekipi ia doli shumë mirë përballë një ekipi të mirë të Manchester United. Ju do të pritni që çdo ekip i tyre të jetë i fuqishëm, dhe ata ishin, por edhe ne krijuam shanse. Ne kemi edhe një ndeshje tjetër kundër rezervave të Evertonit javën e ardhshme. Nuk e di nëse do të përfshihem, por do të punoj fuqishëm dhe do të jem i gatshëm për gjithçka që vjen”, ka thënë Kuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version