Njazi Kuqi ka shënuar dy gola në fitoren e madhe të Inter Turkus ndaj HJK Helsinkit.
Skuadra e trajnerit Shefki Kuqi fitoi 3-2, dhe me këtë fitore mban gjallë shpresat për t’i ikur barazhit për mbetje në elitën e futbollit finlandez.
Njaziu realizoi në minutat 39 dhe 66, shkruan Gazeta Olle.
Titullar për Inter Turkun luajti edhe lojtari tjetër nga Kosova, Erfan Zeneli, kurse Bajram Nebihi ishte i pezulluar.
Për HJK Helsinkin u paraqit Lum Rexhepi.