Site icon Telegrafi

Kuqi do të fitojë shans në ndeshjet e fundit

Me ndeshjet si vendas kundër Birmingham dhe West Brom që pasojnë, ai thotë se do të ketë mundësi për sulmuesin të tregojë veten në fushë. Dhe nëse kosovari me nënshtetësi finlandeze shënon, menaxheri i Newcastle premton se ai do të jetë i pari në fushë i cili do ta urojë atë.

“Kur e sollëm atë në klub ne kishim mungesë të sulmuesve, nuk kishim shumë opsione. Në disa mënyra njerëzit dyshuan se ai ishte një lojtar të cilin unë e zgjodha dhe e solla për të krijuar numër”.

“Por ishte më shumë se kaq, ishte karakteri i tij si person arsyeja se pse e solla në klub. Nuk ishin aq shumë aftësitë e tij të lojës. Dhe ai ishte absolutisht brilant në fushën stërvitore – pyeteni secilin lojtarë për qëndrimin e tij, aplikimin, mënyrën se si iu qaset gjërave”.

“Ai sigurisht se meriton të fitojë diçka tash që është fundi i sezoni. Shpresoj, edhe pse nuk jam sentimentalist, t’i jap atij një pjesë të vogël të lojës ku ai do të mund të fitojë shans për të shënuar. Dhe nëse shënon mendoj se të gjithë do të çmendemi”, ka thënë Pardew. /Telegrafi/

Exit mobile version