Një mama e re, e cila ka vuajtur nga anoreksia për 17 vite tashmë është transformuar tërësisht duke dalë triumfuese nga kjo sëmundje.
25-vjeçarja Holly Griffiths, nga Londra, ishte 8-vjeçe kur ndaloi për herë të parë ushqimin dhe ka kaluar afro 2 dekada duke vuajtur nga anoreksia.
Mamaja e dy fëmijëve kuptoi vitin e kaluar se ajo duhet të shtonte disa kile dhe më në fund vendosi që të ushqehej bollshëm dhe të merrte mbi 2000 kalori në ditë, transmeton tch.
Me një dietë të fortë dhe me ushtrime të pandërprera ajo u transformua tërësisht dhe ndjehet shumë mirë me format e reja të trupit.