Site icon Telegrafi

“Kupën e humbëm papritmas, mirëpo e kthyem me kampionat”

Ky është titulli i parë i Samirit që prej vitit 2003 kur kishte fituar kampionatin me Prishtinën.

“Sa i përket meje, unë prej se kam ardhur në Kosovë të gjitha sezonet kam luajtur konstant pa asnjë rënie”.

“Ne e humbëm kupën prej Prishtinës papritmas, mirëpo e kthyem me kampionat. Ju uroj të gjithë lojtareve të mi titullin e kampionit, ndërsa Prishtinës i dëshiroj suksese” deklaroi Shaptahoviq për RTV 21.

Samiri në këtë ndeshje shënoi 25 pikë dhe u zgjedh lojtari më i mirë i këtij takimi, ndërsa u shpërblye edhe me çmimin Basko si lojtari më i mirë i këtij muaji. /Telegrafi/

Exit mobile version