Site icon Telegrafi

Kupa “shqiptare” e Zvicrës

Ermir Lenjani (Sion) dhe Taulant Xhaka (Basel) janë vetëm dy nga shumë futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer në ndeshjet e Kupës së Zvicrës.

Kujtojmë që Lenjani shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, kurse Xhaka realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, asgjë nuk përfundon këtu.

Lexo po ashtu Gol dhe asistim i bukur nga Lenjani në triumfin e thellë të Sionit (Video)

Në fazën e 1/32 së finales të kësaj gare ka luajtur edhe skuadra që mban emrin “Kosova”, e që është kualifikuar tutje falë triumfit prej 4-1 pas vazhdimeve, kundër ekipit Beroche-Gorgier.

Grasshoppers fitoi 10-0 në udhëtim ndaj Romontois. Në këtë takim, Valon Fazliu (tre gola), Florian Kamberi (tre gola) dhe Albion Avdijaj (një gol) – shënuan pjesën më të madhe të golave.

Lexo po ashtu Taulant Xhaka realizoi nga gjuajtja e lirë (Video)

Gjelbrim Taipi e ka shënuar një gol nga penaltia për St. Gallenin në fitoren prej 8-3 kundër Badenit. /Telegrafi/

Exit mobile version