Site icon Telegrafi

Kupa që u mbulua nga pluhuri për 30 vjet, doli të jetë një artefakt që i përket Dinastisë Ming (Foto)

Një kupë e vogël që kishte ndenjur për 30 vjet në dollapët e Universitetit Staffordshire të Aglisë, është shitur në ankand për 5.1 milion euro.

Nuk dihet si ka arritur ky punim qeramike në ambientet e universitetit, ku ka qëndruar në pluhur dhe pa asnjë kujdes, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë vitit të kaluar, kjo kupë bardh e kaltër e gjatë vetëm dhjetë centimetra, ka rënë në duart e njohësve të gjërave të vjetra.

Pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se bëhet fjalë për një artefakt të punuar në vitin 1425.

Në pjesën e brendshme të enës, është një shënim në shkrimin e lashtë kinezë, që flet për Dinastinë Ming.

Me të dalë në ankand, kjo kupë është vlerësuar lartë, dhe është blerë nga një koleksionues anonim i artefakteve për shumën e lartë të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version