Telegrafi

Kupa FA: Chelsea kalon me lehtësi Prestonin

Ky është sezoni i 12-të që blutë arrijnë në rundin e pestë të kësaj gare, gjatë të cilës periudhë e kanë fituar tre herë trofeun.

Nicolas Anelka shënoi golin e parë për Chelsean falë një kundërsulmi shtatë minuta para fundit të pjesës së parë të takimit, që ishte goli i katërt i tij në katër takime. Daniel Sturridge vulosi rezultatin menjëherë pas pauzës.

Në takimin tjetër të kësaj gare, Reading ka shënuar fitore ndaj Burnleyt, për të kaluar po ashtu në rundin e pestë./Telegrafi/