Sergio Ramos luajti si kapiten në ndeshjen e dytë që Real Madridi e fitoi ndaj Gironas për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Disa menduan se epërsia nga ndeshja e parë ishte e mjaftueshme për Madridin ku Santiago Solari mund t’i kishte pushuar disa nga yjet që ishin të lodhur ose pak të lënduar.
Megjithatë, Ramos nuk ishte në gjendje të tillë dhe vendosi të luajë për të mbaruar punën me çdo kusht.
32-vjeçari, si kapiten, ka ngritur trofe të LaLigas, Ligën e Kampionëve dhe Kupës së Botës për klube, por kurrë Kupën e Mbretit, dhe ai synon ta bëjë këtë në këtë edicion.
Herën e fundit kur Real Madridi e fitoi këtë Kupë ishte sezonin 2013/14, ku Ramos ishte në fushë, por kapiten ishte Iker Casillas.
Blancos e mundën Barcelonën në Mestalla me rezultat 2-1.
Ramos kërkon që këtë vit ta bëjë këtë trofe për vetë, por në gjysmëfinale do të përballet me Barcelonën, rivalin e përleshëm dhe rekordmene e Kupës së Mbretit me 30 trofe.
Real Madridi që është klub mbretëror e ka fituar këtë trofe 19 herë, ndërsa edhe Athletic Bilbao e ka më shumë herë të fituar. /Telegrafi/