Telegrafi

Kupa e Konfederatave: Spanja shkatërron Zelandën e Re

Spanja dominoi ndeshjen si në posedim dhe raste, po ashtu edhe në gola, duke marrë kryesimin e grupit A.

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, shënoi hat-trick, duke të qenë i saktë në tre tentimet e para për Spanjën (6’, 14’ dhe 17’), para se Cesc Fabregas të shënojë edhe golin e katërt kundër Zelandës së Re që në pjesën e parë të ndeshjes (24’).

Me të filluar pjesa e dytë, një gabim tjetër i mbrojtjes së Zelandës i kushtoi kësaj kombëtare edhe me një gol tjetër, të cilin rast këtë herë e shfrytëzoi sulmuesi David Villa (48’).

Pasi siguruan fitoren, spanjollët qetësuan ndeshjen dhe nuk ngulmuan në më shumë gola.

Spanja tash mban kreun e grupit A, e ndjekur nga Afrika e Jugut dhe Iraku, që më herët barazuan në takimin mes tyre. Zelanda e Re do të mbajë fundin e tabelës.