Telegrafi

Kupa e Konfederatave: Spanja dhe Afrika e Jugut në gjysmëfinale

Me këtë fitore Spanja ka thyer edhe një rekord duke shënuar fitoren e pesëmbëdhjetë radhazi dhe kështu qëndron para Brazilit, Francës dhe Australisë që kanë arritur të shënojnë nga katërmbëdhjetë fitore radhazi .

Dy golat e Spanjës u shënuan në pjesën e dytë ndërsa golashënuesë ishin David Villa (52’) dhe Fernando Llorente (72’).

Përkundër humbjes së pësuar, nikoqiri i Kupës së Konfederatave, Afrika e Jugut është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi që në ndeshjen tjetër të Grupit A, Iraku dhe Zelanda e Re kanë barazuar pa gola.