Telegrafi

Kupa e Konfederatave: Egjipti mposht Italinë

Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma, me një gol të vetëm të shënuar nga Mohammed Homos (40’), përfaqësuesja e Egjiptit i ka mposhtur Azzurët.

Kështu, Egjipti dhe Italia kanë pikë të barabarta dhe xhirot e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Derisa Egjipti përballet me SHBA-të, përfaqësuesja e Italisë ka një ndeshje shumë të vështirë përballë Brazilit, i cili edhe pse ka siguruar vizën për në gjysmëfinale, rivaliteti që ka me Azzurët do të bëjë që t’ua vështirësojë punët italianëve.