Site icon Telegrafi

Kupa e Kombeve të Afrikës mund të anulohet për shkak të përhapjes së variantit Omicron

Kupa e Kombeve të Afrikës thuhet se mund të anulohet për shkak të përhapjes së madhe dhe të shpejt të variantit të ri të COVID-19, Omicron.

Gara e kombeve afrikane duhet të zhvillohet nga 9 janari deri më 6 shkurt dhe tashmë ishte shtyrë për 18 muaj.

Megjithatë, sipas RMC Sport, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAN) po shqyrton anulimin e edicionit të këtij viti për shkak të përhapjes së të ashtuquajturit variant Omicron.

Shumë yje të Serie A do të përfshiheshin në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke përfshirë Kalidou Koulibaly Zambo Anguissa dhe Victor Osimhen të Napolit, Fode Ballo-Toure, Ismael Bennacer dhe Franck Kessie të Milanit, Musa Barroë nga Bologna dhe Alfred Duncan.

 

Klubet e Ligës Premier gjithashtu preken nga ky kompeticion, ndërsa po mendojnë të mos t’i lejojnë lojtarët e tyre të luajnë duke qenë se kufizimet e vendosura në Britani të Madhe do t’i detyronin futbollistët të karantinohen pas kthimit të tyre nga Afrika dhe të humbasin më shumë ndeshje.

Liverpooli do të ishte klubi më i prekur, pasi yjet si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita vijnë nga kombet afrikane dhe do të mungonin rreth një muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version